16-vjeçari që u zhduk në det ne perpjekje per te arritur ne Britani gjendet i vdekur në një plazh francez

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 16-vjeçar nga Sudani që u zhduk në det është gjetur i vdekur në një plazh francez.

Politikanët francezë besojnë se djali, trupi i të cilit u gjet në Calais, u zhduk ndërsa u përpoq të kalonte per ne Britani me një varkë të vogël.

Operacioni kërkimit filloi pasi një emigrant tjetër u gjet me hipotermi në breg rreth orës 02:00.

Ai u tha autoriteteve se miku i tij, i cili nuk mundi të notonte, ishte zhdukur pasi u varka e tyre u fundos.

Sekretarja e Brendshëm e Mbretërisë së Bashkuar, Priti Patel tha se vdekja e emigrantit të ri ishte një “kujtesë brutale” per kontrabandistet qe shfrytëzojnë nevojtaret.

Më shumë se 4,800 njerëz kanë kaluar Kanalin në rreth 360 anije të vogla këtë vit.

Deputeti Laborist Nick Thomas-Symonds, tha se reagimi nga qeveria Britanike ne lidhje me kete problem karakterizohet nga “mungesa dhembshurise dhe kompetences”.

Ai u kërkoi ministrave që “të forcojnë punën me partnerët ndërkombëtarë për të gjetur një zgjidhje humanitare të kësaj krize, e cila po kushton jetë”.

Share This Article