Kina aplikon ideologjinë marksiste të Xi Jinping në shkolla

albnews
By
1 Min Read

Kina bën me dije se do të aplikojë ideologjinë politike të presidentit Jinping në kurrikulën e saj kombëtare të arsimit.

“Mendimet e Xi Jinping do të ndihmojnë adoleshentët të krijojnë besimin marksist”, shkruhet në udhëzimet e Ministrisë së Arsimit.

Ideologjia do të integrohet nga shkolla fillore deri në universitet.

Kjo është përpjekja më e fundit e zotit Xi për të konsoliduar rolin e Partisë Komuniste Kineze në pushtet në fusha të ndryshme të shoqërisë.

Në një deklaratë, ministria e Arsimit shprehet se vendimi kishte për qëllim të kultivojë ndërtuesit dhe pasardhësit e socializmit me një bazë të gjithanshme morale, intelektuale, fizike dhe estetike.

Në vitin 2018, organi më i lartë i Kinës përfshiu “Mendimin Xi Jinping” në kushtetutë.

Share This Article