17 fitore rresht për Manchester Cityn

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Manchester City ka vazhduar me formën e jashtëzakonshme. Të mërkurën mbrëma, të udhëhequrit e Pep Guardiolës mposhtën edhe skuadrën e Evertonit në udhëtim me rezultatin, 3:1.

Ishte ndeshje e mbetur e xhiros së 16-të në Premier Leaguen angleze.

Phil Foden, Riyad Mahrez dhe Bernardo Silva shënuan në fitoren e 17-të rresht të “qytetarëve”. Golin e vetëm për Evertonin e shënoi Richarlisoni në minutën e 37-t kur i barazoi shifrat në 1:1.

Me këtë fitore, City pas 24 ndeshjeve të zhvilluara, e rrit kryesimin në tabelë. Është në vendin e parë me 56 pikë, 10 më shumë se përcjellësit, Manchester United dhe Leicester City. Evertoni është në vendin e shtatë dhe pas 23 ndeshjeve ka 37 pikë në total.

Share This Article