17-vjeçari, golashënuesi më i ri i Francës i 100 viteve të fundit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Eduardo Camavinga ka shënuar një gol mjaft të bukur në ndeshjen e tij të parë si titullar me Francën, në fitoren e djeshme 7-1 ndaj Ukrainës. Me këtë gol, lojtari që është 17 vjeç e 11 muaj, është bërë futbollisti më i ri që ka shënuar për Francën në 100 vitet e fundit. Rekordin e mban Maurice Gastiger, i cili para 106 vitesh ka shënuar ndaj Zvicrës në moshën 17 vjeç e 5 muaj.

I lindur në Angola, Camavinga u zhvendos në Francë kur ishte vetëm 2 vjeç. Ai ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me Rennes në vitin 2018 dhe është i lidhur me këtë klub deri në vitin 2022.

https://www.youtube.com/watch?v=dulaFbVAzg8&feature=emb_title
Share This Article