19 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë

albnews
By
1 Min Read

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 19 raste të vdekjes dhe 279  raste të reja me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

Konfirmimi i këyre rezultateve ka ardhur pas testimit të mbi 6 mijë mostrave.

MSh’ja ka njoftuar edhe për shërimin e mbi 1 mijë e 200 pacientëve dhe vaksinimin e 18 mijë personave.Reklamë

“Nga 6.079 testime, 279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 19 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.269 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 143.333. Në total numri i rasteve aktive është 12.464”, ka njoftuar Ministria.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FMinistria.Shendetesise.RKS%2Fposts%2F2090916941065882&show_text=true&width=500
Share This Article