19-vjeçarja erdhi nga Brazili për t’u takuar “princin”, shqiptari e mbajti ‘peng’

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dervishi i ka marrë asaj pasaportën, duke i kërkuar asaj para në këmbim, në mënyrë që të mos ia publikonte videon.

Eraldo Dervishi u njoh me 19-vjeçaren nga Brazili përmes rrjeteve sociale. E reja i kishte dërguar shqiptarit disa video intime, të cilat u përdorën më pas nga Dervishi për shantazh. 

Në momentin që janë takuar, Dervishi i ka marrë asaj pasaportën, duke i kërkuar asaj para në këmbim, në mënyrë që të mos ia publikonte videon.

Më jep para, në të kundërt do të publikoj videot intime dhe nuk do të jap pasaportën”, mësohet të jetë shprehur i riu, të cilin brazilianja e njihte me emrin e tij shkurt, pa i ditur identitetin e plotë.

Më pas, 19-vjeçarja ka shkuar në polici, duke bërë kallëzimin e duke i dhënë hetuesve numrin e telefonit të Dervishit, që bëri të mundur më pas dhe identifikimin dhe prangosjen e tij.

Share This Article