Tërmet në Greqi, regjistrohen dy lëkundje edhe në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read

Një tjetër tërmet është regjistruar pak pas mesnate në Greqi. Mësohet se lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3.4 të shkallës rihter, në zonën detare në jug-perëndim të Nafpaktos.

Ky fakt është bërë i ditur nga Instituti Gjeodezik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

De726585 3c4d 4252 A211 38b227243b55

Mësohet se epiqendra e tërmetit ishte 7 km në jug-perëndim të Nafpaktos. Po ashtu, dy lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë dhe gjatë mëngjesit të sotëm në Shqipëri.

Termeti

I pari është regjistruar në Tabak të Elbasanit, me magnitudë 1.3 dhe tjetri në Bezhan të Korçës, me magnitudë 2.2 të shkallës rihter.

Share This Article