Tre milionë shikime në Youtube mund t’i kushtojnë 20 vjet burg pilotit Trevor Jacob, i cili rrëzoi më dëshirë avionin e tij në nëntor të vitit 2021 dhe më pas publikoi videon në platformë për të rritur klikimet. Ai akuzohet gjithashtu edhe për pengim të hetimeve.
Në nëntor 2021, Jacob u ngrit në një avion të vogël me një motor të pajisur me kamera nga Aeroporti Lompoc në Kaliforninë Jugore. Pas 35 minutash fluturimi, ai u hodh me parashutë, duke filmuar veten me një videokamerë, në Pyllin Kombëtar të Los Padres, përpara rrëzimit të avionit.
Pasi preku tokën, piloti u kthye në vendin e aksidentit dhe ka gjetur videon, e cila më pas është publikuar në Youtube. Videoja arriti me shpejtësi 3 milionë shikime, por ngjalli edhe dyshimet e para të autoriteteve.
Në fakt, Jacob nuk ishte përpjekur të telefononte kontrollin e trafikut ajror, as nuk ishte përpjekur të rindizte motorin ose të kërkonte një vend të sigurt për t’u ulur.
Duke raportuar tek hetuesit, burri fillimisht kishte thënë se përplasja ishte për shkak të humbjes së fuqisë së motorit. Ai gjithashtu tha se nuk e dinte se ku kishte shkuar rrënojat. Megjithatë, hetimi federal zbuloi se pas disa javësh, Jacob dhe një shok u kthyen në vendin e rrëzimit dhe së bashku e tërhoqën avionin e rrëzuar në kontenë Santa Barbara, ku e kishte lënë në një hangar dhe më pas e copëtoi dhe e hodhi në kazanët e plehrave për të shkatërruar provat.
Jacob pranoi se synonte të pengonte hetimin duke asgjësuar mbetjet, një krim që mbart deri në 20 vjet burg, dhe se ai e bëri videon për të fituar para si pjesë e një partneriteti me një kompani. Ai gjithashtu pranoi se gënjeu kur u tha hetuesve se avioni kishte një problem teknik. Në prill 2022, Administrata Federale e Aviacionit i hoqi licencën e pilotit.