ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 9 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 9 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 9 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 9 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

22 mijë kosovarë zgjodhën bregdetin shqiptar këtë fundjavë

albnews by albnews
22 June, 2020
in Albania, Kosova
0
22 mijë kosovarë zgjodhën bregdetin shqiptar këtë fundjavë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Rreth 22 mijë persona kanë dalë nga Kosova përmes pikave kufitare dhe kanë hyrë në Shqipëri gjatë kësaj fundjave. Ndërkohë që nga e premtja e deri në paraditen e së dielës, në Kosovë kanë hyrë rreth 17 mijë persona, të cilët i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore. Si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, por edhe vendet e rajonit, ditëve të fundit ka pasur rritje të numrit të të infektuarave me COVID-19. Por tashmë lehtësimi i masave po vazhdon dhe qarkullimi e kalimet kufitare mes shteteve nuk po ndalet. Vetëm gjatë fundjavës në pikat kufitare Kosovë-Shqipëri, kanë kaluar me dhjetëra mijëra persona.

Kthimi i aktiviteteve në normalitet po rezulton me rritje të numrit të të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri, por edhe rajon. Numër i lartë i rasteve po regjistrohet edhe në Kosovë, ku vetëm në ditët e fundjavës janë regjistruar 96 raste me COVID-19, ndërsa në Shqipëri të shtunën 53 raste, të dielën 71 dhe sot 33 raste. Mirëpo këto shifra alarmuese nuk i kanë ndalur kosovarët që të vizitojnë bregdetin në Shqipëri. Madje fundjava ka qenë e mbingarkuar tej mase për pikat kufitare Kosovë-Shqipëri. Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, dita kur numri më i madh i personave që kanë shkuar në drejtim të Shqipërisë ka qenë e shtuna, ku nga Kosova kanë dalë 8 mijë e 462 persona. Kurse, në përgjithësi janë 22 mijë persona që kanë dalë nga Kosova përmes pikave kufitare dhe ia kanë mësyrë Shqipërisë gjatë fundjavës.

RelatedPosts

Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

“Korrupsioni prek të gjitha institucionet”/ Altin Dumani nga Durrësi: Kemi vënë para ligjit edhe kolegë, mbi 70 policë të hetuar! Një gjyqtar në organizatë kriminale

14 krime për 2 vite/ GJKKO kalon për gjykim Laert Haxhiun, Kristi Bixhekun dhe të penduarin, Artan Tafani

Derisa që nga e premtja e deri në paraditen e së dielës, në Kosovë kanë hyrë rreth 17 mijë persona, e të cilët u janë nënshtruar kontrolleve mjekësore. Edhe në një javë në parë, gjatë fundjavës në Shqipëri kanë dalë mijëra qytetarë të Kosovës. Sipas të dhënave të policisë për këto dy ditë vetëm në pikat kufitare në perëndim, kanë hyrë në Kosovë mbi 10 mijë persona, si dhe kanë dalë rreth 10 mijë. Po nga Morina dhe Vërmica kanë hyrë e dalë edhe mijëra mjete transportuese. Nga të dhënat zyrtare gjatë fundjavës kanë hyrë 4 mijë e 111 vetura dhe 114 kamionë, si dhe kanë dalë 3 mijë e 24 vetura dhe 60 kamionë. Për dy ditë, në javën e shkuar, kanë hyrë 16 mijë e 481 persona dhe kanë dalë 15 mijë e 267 persona.

Vlen të theksojmë se pika kufitare më e ngarkuar gjatë sezonit të verës është ajo e Merdarës, pasi aty kalojnë shumica e mërgimtarëve që vijnë për të kaluar pushimet në Kosovë. E të ngarkuara janë edhe pikat kufitare me Shqipërinë, pasi shumë qytetarë shkojnë për pushimet e verës atje. Qeveria e Kosovës nën drejtimin e Avdullah Hotit disa ditë më parë miratoi masat lehtësuese. Pas lehtësimit në Kosovë është hequr orari i kufizimit të lëvizjes të qytetarëve nga ora 21:00 deri në orën 05:00. Pra tani lëvizja është e lirë dhe 24 orë. Po ashtu qytetarët që hyjnë në Kosovë, përmes kufijve tokësorë, nuk do të detyrohen që të vetizolohen për shtatë ditë, por ata do të kontrollohen në kufi nga ekipet mjekësore.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result