Xhaferaj: Edi Rama zgjodhi Durrësin për rrëzimin e tij nga pushteti

albnews
By
1 Min Read

Përmes një statusi në rrejtin social Facebook kreu i Partisë Demokratike të Durrësit, Ferdinand Xhaferaj thekson se demokratët do të marrin 8 mandate në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa lufta do të bëhet pikërisht për mandatin e nëntë.

Xhaferaj shkruan se Rama zgjodhi Durrësin për rrëzimin e tij nga pushteti, me të cilin ka abuzuar për tetë vite me radhë në mënyrën më të pashembullt në historinë e pluralizmit.

Postimi i plotë:

Fitorja e Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit tashmë është edhe më e sigurtë më ekipin tonë të kandidatëve.

Tetë mandatet tona janë të sigurtë, ndërkohë që të gjithë së bashkë do të bëjmë maksimumin për të arritur mandatin e nëntë.

Edi Rama zgjodhi Durrësin për rrëzimin e tij nga pushteti, me të cilin ka abuzuar për tetë vite me radhë në mënyrën më të pashembullt në historinë e pluralizmit.

Share This Article