22 të arrestuar në 17 minuta, siguria e ambasadës e përfshirë në operacion

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Operacioni i koduar “Crystal Eagle”, është finalizuar me 22 arrestime të personave të akuzuar se përmes falsifikimit të dokumenteve dërgonin shtetas të ndryshëm në SHBA, në këmbim të parave.

Hetimi i këtij grupi po kryhej nga viti 2018, ndërsa operacioni i realizuar nga policia e shtetit në bashkëpunim me forcat e shërbimit diplomatik të sigurisë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara, përfshiu të paktën 300 efektivë.

I shtrirë në 6 qytete, në një rekord për Shqipërinë, operacioni zbuloi dhe arrestoi të gjithë personat e shënjestruar brenda 17 minutave.

” Agjentët e Shërbimit Diplomatik të Sigurisë nga Ambasada e ShBA udhëhoqën përpjekjet operacionale të afro 300 oficerëve të policisë për të shënjestruar një laborator falsifikimi dokumentesh. Gjatë operacionit u konfiskuan armë automatike, drogë, dokumente të falsifikuara, kompjutera, automjete dhe para. Shumica e 22 të arrestuarve mund të përballen me 6 deri në 14 vjet burg”, thuhet në një publikim të ambasadës.

Share This Article