Takimi me ambasadoren e SHBA, Rama: Biseda të mira

albnews
By
1 Min Read

Pas takimit me ambasadoren amerikane, Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Twitter, bëri me dije se ka zhvilluar biseda me miqtë ndërkombëtarë në Tiranë, duke adresuar domosdoshmërinë e finalizimit të reformës zgjedhore, me të gjithë gatishmërinë për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODHIR-it.

Me anë të postimeve në Twitter, kreu i qeverisë shkroi se ka zhvilluar po ashtu biseda të mira me miq ndërkombëtarë jashtë vendit, për të përmbysur me fakte kështjellën e shpifjeve për Teatrin dhe ngjarjet rrotull saj.

Postimet e plota

Biseda të mira edhe me miqtë ndërkombëtarë në Tiranë dhe dakordësi e plotë për të parë përpara të gjitha bashkë, duke adresuar menjëherë domosdoshmërinë e finalizimit të reformës zgjedhore, me të gjithë gatishmërinë tonë për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODHIR-it.

Biseda të mira sot me miq ndërkombëtarë jashtë vendit, për të përmbysur me fakte kështjellën e baltës së eksportuar nga prodhuesit e shpifjeve për godinën e shembur dhe ngjarjet rrotull saj! Gënjeshtra vrapon më shpejt se e vërteta, po këmbët e shkurtëra e lënë në mes të rrugës😊

Share This Article