24 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut

albnews
By
1 Min Read

Në Maqedoninë e Veriut, 24 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.

Brenda 24 orëve janë regjistruar edhe 1,715 infeksione të reja.

Ndërsa, 2,057 njerëz kanë arritur ta kalojnë koronavirusin.

Që nga shpërthimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar mbi 272 mijë raste pozitive me COVID-19.

Infeksionet tashmë janë rritur për shkak të variantit Omicron.

Share This Article