24-vjeçari shqiptar arrestohet në Perugia, kishte kokainë në makinë

albnews
By
1 Min Read

Një shqiptar 24-vjeçar, pa banim të përhershëm dhe i njohur më parë nga forcat e rendit, është arrestuar nga karabinierët në rrugën Tuderte të Perugia-s.

Mësohet se i riu tentoi në çdo mënyrë të shmangte kontrollin e policisë, por përpjekjet e tij dështuan.

Gjatë kontrollit në makinë, karabinierët gjetën në panelin e makinës një çorape që përmbante 16 gram kokainë, të ndarë në doza të vogla.

24-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe u dërgua në dhomat e sigurisë të komisariatit, në pritje të seancës për konfirmimin e arrestimit. Gjykata e Perugia-s konfirmoi arrestimin, vendosi ndalim qëndrimi në Umbria dhe dha autorizimin për dëbimin e tij nga Italia.

Share This Article