25735 raste në 24 orët e fundit në Itali

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Itali u regjistruan 25 735 raste pozitive dhe 386 viktima në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Rastet totale, që nga fillimi i epidemisë, janë 3 332 418, ndërsa vdekjet 104 241.

Aktualisht ka 556 539 raste pozitivë, me një rritje prej 9 029, e krahasuar me një ditë më parë.

Të shëruarit dhe të shkarkuarit nga spitalet janë 2 671 638, me një rritje prej 16 292 në 24 orët e fundit.

Në spital, në pavijonet e zakonshme janë 26 858 pacientë të shtruar.

Ndodhen 3 364 pacientë të shtruar në kujdesin intensiv për Covid, 31 më shumë se dje në ekuilibrin midis hyrjeve dhe daljeve, ndërsa hyrjet ditore në reanimacion janë 244.

Shkalla e pozitivitetit është 7 %, e qëndrueshme, në krahasim me dje.

Share This Article