29 vite më parë Kosovën e vizitoi delegacioni i Senatit Amerikan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe aktivisti i LDK-së, Alush Gashi, e ka kujtuar vizitën e parë të delegacionit të Senatit Amerikan të zhvilluar 29 vite më parë në Kosovë, të cilët u pritën nga ish-presidenti Ibrahim Rugova me bashkëpunëtorë.

“Sot bëhen 29 vite nga vizita e delegacionit të senatit Amerikan me kreun e delegacionit senatorin Bob Dole. Kjo ditë ishte ditë kthese drejt Kosovës së pavarur”, ka shkruar Gashi.

Postimi i Gashit në Facebook:

Sot bëhen 29 vite nga vizita e delegacionit të senatit Amerikan me kreun e delegacionit senatorin Bob Dole. Kjo ditë ishte ditë kthese drejt Kosovës së pavarur. Vizita u realizua falë politikës të pranueshme që udhëhiqte Presidenti Rugova dhe falë angazhimit të atdhetarëve të shumtë si Harry Bajraktari, Xhim Xhema, Sami Repishti etj.

Së bashku në këtë foto me Senatorin Dole dhe Presidentin Rugova.

Zoti e bekoftë Amerikën dhe miqtë tanë.

Share This Article