Kryeministri grek i kërkon Merkelit negocimin e dëmshpërblimeve të luftës

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis iu shpreh sot kancelares gjermane, Angela Merkel se Athina shpreson të hapë negociatat mbi dëmshpërblimet e Luftës së Dytë Botërore gjatë vizitës së tij në Berlin.

Mitsotakis tha se qeveria e tij, e cila mori detyrën në korrik, kërkonte të ripërsëriste një kërkesë për dëmshpërblime që i ishte dërguar Berlini nga qeveria e kaluar në muajin prill.

“Shpresojmë se do të ketë një reagim pozitiv mbi këtë”, tha Mitsotakis në Berlin.

Vetëm disa ditë më parë gjatë 80-vjetorit të pushtimit të Polonisë, çështja e dëmshpërblimeve nga Gjermania u rikthye në plan të parë. 

Share This Article