3 raste të reja në Durrës me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Regjistrohen 3 rate të reja pozitive me COVID-19 në Durrës.

Sipas bvurimeve, 2 prej tyre janë kontakte të afërta me një pacient të konfirmuar ditën e djeshme ndërsa një tjetër është regjistruar në Bashki.

Kolegët e pacientit pozitiv janë karantinuar dhe janë nën kontrollin e mjekëve.

Ndërsa Vlora nuk shënon asnjë rast me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 50 tampone prej të cilave asnjë person nuk ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Tamponet kanë qenë familjarë dhe kontakteve të 6 rasteve të fundit, punonjës të fasonerisë ku dyshohet se ishte e infektuar si dhe persona me simptoma të dyshuar si mbartës.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë spitali i Vlorës por pritet deklarata zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë për rastet e reja me COVID-19.

Deri më tani, Shqipëria numëron 1385 të infektuar ndërsa numri i viktimave është 35.

Aktualisht, raste aktive janë 349 ndërsa numri i të shëruarve është 1001.

Gjatë ditëve të fundit, numri i të infektuarve ka pësuar një rritje, gjë që ka sjellë dhe njëherë frikën tek qytetarët për një përhapje masive./Ora News/

Share This Article