“Made in Albania”, është një mundësi për fuqizimin e biznesit vendas dhe promovimin e shërbimeve dhe produkteve autoktone shqiptare.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj bëri të ditur sot se, 500 aplikime janë depozituar për 6-mujorin e parë 2021, nga 347 që ishin për në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar për regjistrimin e markave shqiptare.
Përgjatë gjithë vitit 2020 u regjistruan 745 aplikime.
Ndërgjegjësimi i subjekteve vendase dhe informimi lidhur me rëndësinë e regjistrimit të patentave, modeleve, markave tregtare dhe të shërbimit, dizenjove industriale, treguesve gjeografikë etj, mbetet shumë i rëndësishme për zhvillimin e një tregu të shëndetshëm.
Me qëllim identifikimin dhe nxitjen e markave tregtare, disenjove industriale e treguesve gjeografik “Made in Albania”, Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale zhvilloi takim informimi me bizneset artizane të zonës së Shkodrës, Lezhës, Zadrimës, Fishtës dhe Vau Dejës./ATSH/