Në 35 fotografi pasqyrohen vende kulturore franceze.
Vendet janë dokumentuar nga katër fotografë ndërkombëtarë.
Përmes tyre, audienca kalon nëpër rrugicat e fortifikuara, harqet e urave dhe në parqet e kështjellave.
Me shkarkimin e aplikacionit “France eMotion: Udhëtim i animuar”, vizitorët përjetuan një udhëtim të animuar nëpër këto vende.
Kjo ekspozitë vjen në formën e eksplorimit të pasurisë së jashtëzakonshme të trashëgimisë kulturore franceze.
Imazhet ilustrojnë një histori në lëvizje.
“Është interesant se tregon histori për trashëgiminë kulturore të Francës. Tregon shumë nga vendet e Francës dhe nëse e përdorim aplikacionin falas në telefon, mund të ta keni një eksperiencë të animuar kur fotografitë vijnë në jetë prej telefonit tuaj të mençur. Kjo e bën që të duket një udhëtim drejt ëndrrës”, ka thënë Anne-Sophie Veyrier, drejtoreshë e Aleancës Franceze.
Ky udhëtim vizual në Francë dëshmon për trashëgiminë e një tradite të gjatë.
Te vizitorët ka ardhur si një vrojtim pamjesh unike në trashëgiminë e larmishme të vendit.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për dy javë në Aleancën Franceze në Prishtinë.