I vjedhur në Gjermani, sekuestrohet G-Classi prej 250 mijë eurosh! Në kërkim një 34-vjeçar (video)

albnews
By
1 Min Read

Një 34-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet të ketë trafikuar një “Mercedes-Benz AMG G63” me vlerë 250 mijë euro nga Gjermania në Shqipëri.

Një 34-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet të ketë trafikuar një automjet luksoz me vlerë 250 mijë euro nga Gjermania në Shqipëri.

Mjeti tip “Mercedes-Benz AMG G63” është sekuestruar nga policia e Tiranës pas verifikimit ku rezultoi i vjedhur.

Policia po punon për kapjen e 34-vjeçarit, ndërsa materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë Tiranë.

Share This Article