Betejën me COVID-19 brenda 24 orëve në Maqedoninë e Veriut e kanë humbur 35 pacientë.
Autoritetet shëndetësore në vend gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4.738 teste të kryera kanë regjistruar 1.320 raste të reja me koronavirus.
Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 514 pacientë
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 126.230 raste, prej të cilëve 104.345 janë shëruar, kurse 104.345 kanë ndërruar jetë.
Vendi aktualisht ka 18.243 raste aktive me virusin korona.