ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Serbia hap rrugën për planin kontrovers të pronave të lidhur me Trumpin 2 minutes ago
Trump i jep Hungarisë përjashtim njëvjeçar nga sanksionet energjetike ruse 6 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 8 minutes ago
Të paktën katër të burgosur të liruar gabimisht janë ende të lirë, njofton BBC (video) 13 minutes ago
Rriten tensionet në Kremlin! Putin i pakënaqur me Lavrovin, shkak anulimi i takimit me Trump në Budapest 22 minutes ago
Next
Prev
Home Maqedonia

Pasi u shpall ‘non grata’ ish-zv/kryeministri i Maqedonisë vihet nën hetim

albnews by albnews
11 December, 2024
in Maqedonia
0
Pasi u shpall ‘non grata’ ish-zv/kryeministri i Maqedonisë vihet nën hetim
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Prokuroria e Shkupit njoftoi të mërkurën se ka nisur një hetim kundër ish-zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, dhe gjykatësit të Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti, në lidhje me dyshimet për përfshirje në korrupsion të lartë, pak ditë pasi Shtetet e Bashkuara i futën ata në listën e zezë.

Kryeprokurori Lupço Kocevski njoftoi se synimi i hetimit është të vërtetojë nëse ka përgjegjësi penale për Grubin dhe Bexhetin, pasi Departamenti amerikan i Shtetit i akuzoi ata se ishin “përfshirë në korrupsion të lartë dhe kanë pranuar ryshfet për të penguar” proceset gjyqësore lidhur me dënimin e Sasho Mijalkovit, ish-drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK).

RelatedPosts

Gjendet e pajetë një studente nga Kosova në Tetovë, reagon ambasada 

Raporti i KE për Maqedonia e Veriut: Hapa në vend në procesin e integrimit

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Mbyllet raundi i dytë, VMRO kryeson, VLEN fiton 5 komuna

“Në lidhje me listën e zezë, dua t’ju njoftoj se kam formuar lëndë për të siguruar prova për të vërtetuar përgjegjësinë penale të personave që përmenden për ryshfet dhe tregti, me ndikim. Prokuroria do të japë urdhra të mëtejshëm. Dua të theksoj se bashkëpunimi me SHBA-në dhe me Ambasadën [amerikane] është i shkëlqyeshëm si dhe na ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit”, tha Kocevski për gazetarë të mërkurën.

Të martën, ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, tha se provat kundër tyre janë të disponueshme dhe institucionet maqedonase mund t’i gjejnë.

“Çfarë do të ndodhë më tej, varet nga institucionet që zbatojnë ligjin dhe sistemi gjyqësor,” deklaroi Ageler në një konferencë për shtyp më 10 dhjetor

Ai gjithashtu theksoi se edhe individë të tjerë të cilët figurojnë në listën e zezë të SHBA-së, janë përfshirë në procedura ligjore.

“Ka procedurë kundër Ramiz Merkos [kryetari i komunës së Strugës], ndaj Stevço Jakimovskit [kryetari i Komunës së Karposhit], ka gjithashtu procedurë edhe ndaj personave të tjerë nga lista e zezë. Nga ana jonë veprohet pothuajse për të gjithë personat që janë në listën e zezë”, shtoi Kocevski.

DASH-i e futi Grubin bashkë me familje të ngushtë në listën e zezë të SHBA-së më 9 dhjetor

Grubi e ka mohuar të ketë qenë i përfshirë në korrupsion.

Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), në opozitë, tha të mërkurën në Shkup se partia e tij nuk ka për qëllim të kontestojë vendimet e Departamentit amerikan të Shtetit.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve rreth mundësisë së përjashtimit të Grubit nga partia, Ahmeti theksoi se Grubi është një person “i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm” dhe se nuk është e nevojshme që ai të përjashtohet nga partia, sepse “ai do të tërhiqet vetë nga të gjitha funksionet e partisë”.

Aggeler nuk e ka përjashtuar mundësinë që Uashingtoni të shqyrtojë mundësi të reja për të vendosur sanksione ndaj individëve të tjerë të dyshuar për krime dhe korrupsion në Maqedoninë e Veriut.

“[Futja në listën e zezë] e individëve që janë përfshirë në korrupsion kriminal, është një proces që vazhdon. Ka një listë shumë dinamike, në kuptimin që ajo vazhdimisht shtohet, dhe provat shqyrtohen shumë me kujdes në Uashington”, theksoi Aggeler.

Ndërkohë, presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, i bëri thirrje Prokurorisë Publike që të veprojë lidhur me këto raste.

“Ekzistojnë mënyra në të drejtën ndërkombëtare dhe në marrëdhëniet ndërmjet vendeve për të siguruar prova të nevojshme dhe për t’i nisur procedurat. Përndryshe, ne nuk reagojmë kur duhet, dhe kështu tolerojmë paligjshmërinë. Pres që Gjykata dhe Prokuroria të veprojnë”, tha Siljanovska-Davkova.

Gjatë këtij viti, përveç Grubit, i cili ishte zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) gjatë mandatit të kaluar 2020-2024, dhe gjykatësi Enver Bexheti, në listën e zezë amerikane janë përfshirë edhe ish-prokurorja e Gjykatës Speciale, Katica Janeva dhe kryetari i Karposhit, Stevço Jakimovski.

Ndërsa, në vitit 2023, SHBA zgjeroi listën e zezë, duke futur në të kryetarin e Komunës së Strugës, Ramis Merko, ish- zëvendëskryeministri Koço Angjushev, biznesmeni Orce Kamçev, për shkak të përfshirjes së tyre “në korrupsion të profilit të lartë”.

Po ashtu, në listën e zezë janë edhe ish-drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijalkov, ish-kryeministri Nikolla Gruevski, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish-deputeti Xhevat Ademi, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Lube Boshkovski, dhe disa figura të tjera. /REL/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Serbia hap rrugën për planin kontrovers të pronave të lidhur me Trumpin

Serbia hap rrugën për planin kontrovers të pronave të lidhur me Trumpin

8 November, 2025
Trump i jep Hungarisë përjashtim njëvjeçar nga sanksionet energjetike ruse

Trump i jep Hungarisë përjashtim njëvjeçar nga sanksionet energjetike ruse

8 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

8 November, 2025
Të paktën katër të burgosur të liruar gabimisht janë ende të lirë, njofton BBC (video)

Të paktën katër të burgosur të liruar gabimisht janë ende të lirë, njofton BBC (video)

8 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result