Franca mposht Irakun 3–0 dhe siguron kualifikimin/Mbappé shkëlqen me dy gola

Share

Franca ka regjistruar një fitore bindëse 3-0 ndaj Irakut në një ndeshje që do të mbahet mend gjatë për dramën e saj, pasi u ndërpre për rreth 2 orë për shkak të kushteve të vështira klimaterike në Filadelfia.Përkundër ndërprerjes së gjatë për shkak të rrufeve, “Gjelat” e nisën takimin me ritëm të lartë dhe gjetën avantazhin që në minutën e 14-të falë Kylian Mbappe, i cili shënoi në ndeshjen e tij të 100-të me fanellën e përfaqësueses.

Pas pezullimit që zgjati gati dy orë për arsye sigurie, pasi stacioni meteorologjik konfirmoi rrezikun e rrufeve në perimetrin e stadiumit, takimi rinis rreth orës 02:00 me kohën tonë lokale. Franca vazhdoi dominimin e saj dhe në minutën e 54-të, Kylian Mbappe realizoi golin e tij të dytë personal, duke arritur kuotën e 16 golave në Kampionatet Botërore. Me këtë shifër, ai barazoi legjendën gjermane Miroslav Klose, ndërsa aktualisht rekordi mbahet nga Lionel Messi me 18 gola të shënuar.Në minutat në vijim, dominimi francez u kurorëzua edhe me një gol nga Ousmane Dembele, i cili vulosi fitoren përfundimtare 3-0.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit