Argjentina fiton dramën me Zvicrën dhe vazhdon rrugëtimin drejt titullit

Share

Argjentina ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Kupës së Botës pas një fitoreje dramatike 2-1 ndaj Zvicrës, në një ndeshje që u vendos vetëm në vazhdime, atje ku do të takohet me Anglinë.

Kampionët e botës e nisën më mirë takimin dhe kaluan në epërsi në minutën e 10-të.Pas një goditjeje nga këndi të Lionel Messit, Alexis Mac Allister kërceu më lart se të gjithë dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë për 1-0.Zvicra nuk u dorëzua dhe në pjesën e dytë rriti presionin. Pas një pritjeje fantastike të Emiliano Martinezit ndaj goditjes me kokë të Dan Ndoyes, zviceranët gjetën golin e barazimit në minutën e 67-të.

Ricardo Rodriguez shërbeu për Ndoyen, i cili me një goditje të saktë brenda zonës mposhti portierin argjentinas për 1-1.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit