Të paktën 141 persona janë arrestuar në Paris deri në orën 06:00 të mëngjesit, në lidhje me trazirat që shpërthyen pas humbjes së Francës ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.
Sipas burimeve nga Prefektura e Policisë së Parisit, të cituara nga BFMTV, shumica e arrestimeve lidhen me përdorimin e fishekzjarreve të tipit mortajë, të cilat u hodhën në drejtim të forcave të rendit dhe ekipeve të emergjencës.
Përplasjet më të ashpra u regjistruan në Paris dhe Lion, ku grupe personash dogjën objekte, dëmtuan pronë publike dhe u përleshën me policinë pas përfundimit të ndeshjes, në të cilën Franca u mposht 2–0 nga Spanja.
Autoritetet franceze kishin angazhuar mijëra efektivë policie në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë gjatë ndeshjes dhe festimeve të 14 Korrikut, ndërsa hetimet për incidentet janë ende në vijim.


