Spanja në finale! Franca dorëzohet përballë “La Roja”

Share

Spanja ka dhënë një paraqitje të madhe në gjysmëfinale dhe ka mposhtur Francën me rezultat 2-0, duke siguruar një vend në finalen e Kupës së Botës 2026.

“La Roja” kontrolloi ndeshjen me pjekuri, duke qenë më e rrezikshme dhe më efikase në momentet vendimtare, ndërsa Franca nuk arriti të gjente mënyrën për ta thyer mbrojtjen spanjolle.Spanja kaloi në epërsi në minutën e 22-të. Pas një ndërhyrjeje të Lucas Dignes ndaj Lamine Yamalit brenda zonës, gjyqtari akordoi penallti.

Nga pika e bardhë u tregua i saktë Mikel Oyarzabal, i cili mposhti portierin Mike Maignan dhe i dha avantazhin skuadrës së Luis de la Fuente.Franca tentoi të reagojë, por Spanja ishte shumë e organizuar. “Gjelat” krijuan disa raste, por nuk arritën të finalizonin aksionet e tyre.

Në pjesën e dytë, Spanja e goditi sërish. Në minutën e 58-të, Dani Olmo me një pasim të bukur gjeti Pedro Porron brenda zonës, ndërsa mbrojtësi spanjoll realizoi me goditje të parë për rezultatin 2-0.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit