4 të vdekur pas shembjes së një bujtine në Kinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën katër persona kanë vdekur si pasojë e shembjes së një bujtine punëtorësh në krahinën jugore kineze, Zhiangxi.

Mediet shtetërore raportuan se një pjesë e ndërtesës gjashtëkatëshe është rrënuar në orët e vona të së hënës, sipas kohës lokale.

Ekipet e shpëtimit kanë përfunduar kërkimet për viktima të martën në mëngjes dhe kanë nisur pastrimin e vendit të ngjarjes.

Ndërtesa strehonte punëtorët e një fabrike lokale farmaceutike. Kina është përballur me raste të shpeshta të shembjes së ndërtesave. Për këtë arsye, vendi është zotuar që të përmirësojë cilësinë në ndërtim dhe në siguri, porse aksidentet e kësaj natyre ende ndodhin, pasi që kompanitë ndërtimore i anashkalojnë procedurat e sigurisë për të kursyer në shpenzime.

Share This Article