Çfarë i ka ndodhur Papës, lëviz me karrige me rrota

albnews
By
1 Min Read

Papa Francesku është parë të lëvizë me karrige me rrota, për herë të parë në publik, për shkak të një dhimbjeje gjuri, që vështirëson qëndrimin e tij në këmbë.

Papa 85 vjecar, u shoqërua në skenë me karrige, dhe iu  desh ndihmë të ulej në vendin e tj, gjatë një mbledhjeje me krerë të tjerë fetare nga mbarë bota në Vatikan.

Gjatë muajve të fundit ati i shenjtë ka anuluar disa dalje publike për shkak të problemeve me gjurin në këmbën e djathtë . 

Para ngjarjes së të enjtes, ai ishte në gjendje të ecte rreth 10 metra nga hyrja anësore e skenës deri në ndenjësen e tij me një farë ndihme.

Kohët e fundit ai mori disa injeksione në përpjekje për të lehtësuar dhimbjen, por ka vazhduar të ketë shqetësime.

Share This Article