4200 formularë në PD, Paloka: Janë në zyrën time, verifikimi do bëhet nga Kuvendi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kanë mbërritur në selinë e PD 4200 firma të delegatëve për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.

Kreu i Këshillit Kombëtar të selisë blu, Edi Paloka,  në një deklaratë për mediat është shprehur se firmat janë depozituar në zyrën e tij, ndërkohë bën me dije se formularët do të qëndrojnë mbyllur deri më 11 Dhjetor.

Ai thotë se verifikimin e formularëve do e bëjë Kuvendi, ndërkohë shton se do të ruhet mbrojtja e të dhënave të delegatëve që kanë firmosur. 

Edi Paloka: Po zbatojmë detyrimin ndaj delegatëve të Kuvendin për të mbledhur Kuvendin siç  e kanë kërkuar ata. Firmat janë depozituar në zyrën time. Nuk ka detyrim dhe asnjë institucion që të bëjë verifikimin e këtyre formularëve përveç Kuvendit të Partisë Demorkaitke. Procedura do të ndiqet edhe këtë herë. 

Një kërkesë të veçantë naga ata është që të ruhet fshehtësia e të dhënave të tyre. Është e drejtë mbrojtja e të dhënave personale. Këto formularë do hapen ditën e Kuvendit të jashtzakonshëm, ku do të bëhet verifikimi një për një i mandateve. Unë jam jë nga ata që nuk ka firmosur, por do zbatojë kërkesën e Kuvendit. E drejta për të mbledhur Kuvendin është e delegatëve, ne kemi detyrimin që të ndjekim proce4durat që Kuvendi të shkojë në zbatim. Do ketë një komision që të verifikojë mandatet.

Share This Article