Euroja në nivelet më të ulëta ndaj lekut, zbret nën 119 lekë

 4,904 total views,  1 views today

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën monedha europiane ka shënuar nivelin më të ulët në raport me lekun duke zbritur nën vlerën e 119 lekëve.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye sot me 118.93 lekë, ose 0.19 lekë më pak se një ditë më parë, por duke shënuar edhe nivelin më të ulët në këto dy dekada.

Monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 115.40 lekë ose 1.41 lekë më shumë se ditën e hënë.

Ndërsa paundi britanik ka thelluar forcimin e pozitave me 0.72 lekë dhe këmbehet me 138.94 lekë dhe franga zvicerane këmbehet me 119.72 lekë ose 0.87 lekë më shumë se një ditë më parë.

Monedha KryesoreLekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar AmerikanUSD115.40+1.41
EuroEUR118.93-0.19
Poundi BritanikGBP138.94+0.72
Franga ZviceraneCHF119.72+0.87
Jeni Japonez (100)JPY85.10+0.96
Dollari AustralianAUD78.32-0.06
Dollari KanadezCAD89.26+0.50
Korona SuedezeSEK11.01-0.06
Korona NorvegjezeNOK11.54+0.01
Korona DanezeDKK15.98-0.04
SDRSDR153.47+1.88
Ari(OZ 1)XAU208227.76+2,317.36
Argjend(OZ 1)XAG2289.54+26.84
Juani Kinez (onshore)CNY17.22+0.18
Juani Kinez (offshore)CNH17.20+0.16
Lira TurkeTRY6.80+0.02