“5 Majit”, Berisha: Po mbrojnë si heronj shtëpitë e tyre

albnews
By
1 Min Read

Sali Berisha ka dënuar dhunën e ushtruar nga forcat e policisë ndaj banorëve të “5 Majit” mëngjesin e sotëm, 8 shkurt.

“Terror policesk ndaj banorëve të “5 Majit”! Ata po mbrojnë si heronj shtëpitë e tyre,” shkruan Berisha në Facebook.

Në orën 06;30 të mëngjesit të sotëm forca të shumta policie rrethuan “5 Majin” pasi ishte planifikuar shembja e banesave të tjera në kuadër tyë procesit të rindërtimit.

Teksa banorët bënin rezistencë dhe nuk pranonin të lironin banesat, ata janë shoqëruar me forcë nga policia.

Madje disa gra u tërhoqën zvarrë në përpjekje për t’i nxjerrë jashtë.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FSaliBerisha%2Fvideos%2F626558325316888%2F&show_text=false&width=261&t=0

Share This Article