54 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga 710 teste të bëra në 24 orët e fundit, 54 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me CoVid-19.

Numri më i madh i të infektuarve është shënuar në Kumanovë (25), Shkup (13), Prilep (10), Veles (2) dhe nga një i infektuar në Shtip, Tetovë dhe Gostivar.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik bëjnë të ditur se gjashtë persona kanë ndërruar jetë 24 orët e fundit. Katër viktima janë regjistruar  në Klinikën Infektive në Shkup dhe dy viktima në Spitalin e Qytetit “8 shatori”.

Dy viktima janë nga Kumanova, një nga Prilepi, dy nga Struga dhe një nga Velesi. Me këto shifra bilanci i të infektuarve shkon në 908 ndërsa numri i viktimave në 44./Alsat/

Share This Article