Ka shkuar në 475 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri.
Në 24 orët e fundit janë testuar 236 persona të dyshuar, nga të cilët tetë kanë rezultuar pozitiv.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri 16 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga Covid-19 në 248. Deri më tani në Shqipëri janë shënuar 24 viktima si pasojë e Covid-19./Alsat/