“Kur pyeten shqiptarët se Sa të lehtë e keni që të përballoni fundin e muajit, rreth 55% e tyre përgjigjen me “me shumë vështirësi” ose “me vështirësi”. Kjo shifër është shumë më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian, ku vetëm 17.4% e europianëve ndihen të varfër.”, kështu e nis shkrimin revista Monitor të publikuar më 24 tetor 2025.

Mirëpo për ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, këto shifra kana dal nga Partia Demokratike.
Njëjtë si dhe eprori i saj që çdo problem apo gabim ia adreson kundërshtarit, kështu dhe ministrja e “mirëinformuar” zbuloi “departamentin imagjinar statistikor të opozitës”.
Ibrahimaj më anë të një video të postuar në Facebook, të titulluar “Ekonomia flet me fakte”, flet me bindje ama pa pasur fakte, duke shprehur dhe habi sesi ka mundësi që 55% e shqiptarëve s’mbyllin dot muajin.
“Ndoshta bëhet fjalë për ndonjë department imagjinar statistikor të opozitës që punon me ndjesi dhe jo me shifra.
Pagat janë rritur si asnjëhërë më parë , paga minimale është dyfishuar. Cmimet janë rritur po pagat janë rritur më shpejt se ato.”, shprehet ndër të tjerash ministrja.
“Perceptimi i varfërisë nga shqiptarët afrohet më shumë me treguesin e varfërisë dhe përjashtimit social, që përfshin 40.5% të popullsisë, sipas të dhënave që u publikuan së fundmi nga INSTAT.
Kjo do të thotë se 40.5% e popullsisë plotësojnë të paktën një nga këto tre kritere:
-Janë në rrezit të varfërisë monetare – të ardhurat e një personi janë më të ulëta se 60% e mesatares kombëtare.
-Kanë mungesa materiale ose sociale të rënda – personi nuk ka mundësi të përballojë shpenzime bazë si ngrohja, pagesa e faturave, blerja e ushqimit, rrobave, pushimeve etj.
-Jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët pune – kur të rriturit në një familje punojnë shumë pak ose aspak gjatë vitit.”, shkruan Monitor.




