6 viktima nga zjarret në Hauai

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën 6 persona kanë vdekur nga zjarret që kanë shpërthyer në Hauai. Lajmin e bëri të ditur për CNN një zyrtar i Mauit.

Ndërkohë, operacionet e shpëtimit vijojnë ende, duke paralajmëruar se bilanci i viktimave mund të rëndohet më tej.

Hauai, i cili po përgatitej për uraganin Dora, në fakt po shkatërrohet nga zjarret, që deri tani kanë shkrumbuar shumë ndërtesa, përfshirë banesa dhe biznese.

Zjarret në Hauai janë u përhapën nga kombinimi i erës së fortë dhe kushteve të thata që mbulojnë pjesë të mëdha të ishullit. Imazhet satelitore kapën se sa shpejt u përhapën zjarret në Hauai të martën pasdite dhe në mbrëmje, ndërsa erërat e forta frynin nga verilindja.

Share This Article