Francë, masa të reja bllokimi antiCovid

 761 total views,  1 views today

Pas bregdetit të Côte d’Azur, qeveria franceze po përgatitet sot për të marrë masa të reja që synojnë një pjesë të veriut të vendit, ku po vërehet shpërthim i epidemisë COVID-19 për shkak të variantit anglez.

“Me qëllim rajonalizimin e përgjigjes së saj ndaj krizës shëndetësore, qeveria po konsideron masa shtesë frenimi, pas këshillimit me zyrtarë të zgjedhur në qytetin verior”, njoftuan shërbimet e kryeministrit Jean Castex.

Ministri i Shëndetësisë, Olivier Véran, pritet të marrë një vendim të mërkurën.

Një këshill i mbrojtjes shëndetësore do të mbahet gjithashtu në Pallatin Elysee.

I ndodhur në bregdetin verior, përballë Anglisë dhe jo shumë larg kufirit belg, Dunkirk është përballur me një shpërthim epidemie për më shumë se dhjetë ditë, që i atribuohet pranisë më të fortë të variantit britanik, që është më ngjitës.

Rritja arriti kulmin dje me 900 raste për 100 000 banorë gjatë shtatë ditëve të fundit, më shumë se katër herë mesatarja e vendit (201).

Të hënën, u vendos bllokimi total për dy fundjavat e ardhshme në një pjesë të Côte d’Azur, në juglindje të vendit, ku vetëm daljet njëorëshe do të autorizohen brenda një rrezeje prej 5 km, me një vërtetim për të shkuar te mjeku, për t’u marrë me sport ose për të bërë një shëtitje.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •