7-vjeçari notoi mbi një orë për të kërkuar ndihmë për babain dhe motrën e tij

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një djalë 7-vjeçar në Florida është cilësuar si hero pasi notoi për mbi një orë për të kërkuar ndihmë kur motra dhe babai i tij u tërhoqën nga një rrymë.

Steven Poust ankoroi varkën e tij në lumin St. Johns në Jacksonville, Florida, që dy fëmijët e tij, Chase dhe Abigail të notonin. Krejt papritur, Abigail, u tërhoq nga rryma, e cila ishte shumë e fortë. I ati u hodh që ta ndihmonte dhe i tha Chase që të kërkonte ndihmë, ndërsa përpiqej të arrinte vajzën e tij, e cila kishte veshur një jelek shpëtimi.

“Unë i thashë atij se e doja sepse nuk isha i sigurt se çfarë do të ndodhte”, tha Poust.

Vogëlushit iu desh që të notonte për një orë për të arritur në breg. Sapo preku tokën, ai vrapoi në shtëpinë më të afërt për ndihmë.

Ndërkaq, babai dhe motra e tij ishin rreth 3-4 km larg vendndodhjes së varkës dhe u shpëtuan nga Departamenti i Shpëtimit dhe Zjarrit në Jacksonville.

“Ne jemi të lumtur të themi që të tre janë rikuperuar dhe janë mirë. Ne nuk mund të kërkonim një rezultat më të mirë.”, deklaruan autoritetet.

Share This Article