Gara e “Formula 1”, që do të zhvillohej në Rusi në muajin shtator, është anulluar nga organizatorët dhe do të spostohet në Turqi.
CEO i “Formula 1”, Stefano Domenicali, mori pjesë në një mbledhje me drejtuesit e ekipeve, nga ku opinioni që mbizotëronte ishte se gara në Rusi nuk mund të zhvillohet, ndërkohë që ky vend është angazhuar në agresionin ndaj Ukrainës fqinje.
Piloti i Aston Martin, Sebastian Vettel, ishte i pari që kishte deklaruar se do të bojkotonte garën, nëse ajo do të mbahej në Rusi.
Kujtojmë gjithashtu se edhe finalja e Champions League, është spostuar nga Shën Peterburgu, ku ishte parashikuar të mbahej, në Paris.
Perëndimi ka vendosur sanksione që pritet të përshkallëzohen, pas agresionit rus në Ukrainë.