70 milionë të infektuar me Covid-19 në botë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rreth 70 milionë persona raportohet të jenë të infektuar me virusin COVID-19 në botë.

69 milionë e 304 mijë e 316 persona raportohen të infektuar me COVID-19 sipas faqes së statistikave botërore worldometers.info. Numri i të infektuarve është edhe më i madh se që paraqitet në këtë faqe, kjo pasi që Kosova nuk është e përfshirë në statistikat e saj.

Sipas kësaj faqe, 1 milionë e 577 mijë e 26 persona raportohet të kenë vdekur nga ky virus, ndërsa 48 milionë e 55 mijë e 51 persona janë shëruar nga ai.

Vetëm në Kosovë, numri total i rasteve pozitive është 44 mijë e 442 raste nga 156 mijë e 982 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Deri tani, 1 milionë e 148 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot në Kosovë është gjithsej 31 mijë e 41 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12 mijë e 253. 

Përndryshe, Amerika prinë me numrin më të madh të të infektuarve në botë, me gjithsej 15 milionë e 822 mijë e 734 raste, pastaj India me 9 milionë e 767 mijë e 371 të infektuar dhe Brazili me 6 milionë e 730 mijë e 118 të infektuar.

Share This Article