70 për qind e të rriturve në BE janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19

albnews
By
1 Min Read

Presidentja e krahut ekzekutiv të Bashkimit Evropian tha se blloku prej 27 vendesh ka arritur qëllimin e tij për të vaksinuar plotësisht 70% të të rriturve në BE deri në fund të verës.

Në një mesazh të postuar të martën në Twitter, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen falënderoi “shumë njerëz që e bënë të mundur këtë arritje të madhe”, përcjell Telegrafi.

Fushata e vaksinimit kundër COVID-19 e BE-së filloi me ngadalë për shkak të mungesave dhe vonesave në furnizim, por tani është ndër më të suksesshmet në mbarë botën.

Share This Article