Policia suedeze ka bërë të ditur se një person ka lënë të lënduar të paktën tetë persona në një qytet në jug të vendit dhe se rasti është duke u hetuar si “krim i dyshuar terrorist”.
Sipas policisë, një burrë në të 20-tat ka sulmuar qytetarët në Vetlanda, në juglindje të qytetit të dytë më të madh suedez, Goteborg.
Sulmuesi është qëlluar nga policia, porse nuk ka të dhëna mbi gjendjen e sulmuesit dhe të sulmuarve. Mediat suedeze kanë raportuar se sulmi ka ndodhur me sëpatë. Kryeministri suedez, Stefan Lofven, ka dënuar sulmin, duke e quajtur “akt të tmerrshëm”, ndërsa ka bërë të ditur se agjencia e brendshme suedeze e sigurisë është duke e hetuar rastin.