SHBA në rrezik për një valë të katërt nga Covid, me rritje rekord të viktimave

 3,773 total views,  1 views today

Ndërsa disa shtete të SHBA-së, si Teksasi, po heqin të gjitha kufizimet antiCOVID-19, CDC, autoriteti më i lartë shëndetësor në SHBA, paralajmëroi për një valë të katërt të infektimeve në vend për shkak të varianteve.

Ekspertët e CDC-së parashikojnë që deri më 27 mars numri i vdekjeve të arrijë në deri në 564 000 vdekje.

Duke marrë parasysh se deri më sot, që nga fillimi i pandemisë, viktimat në SHBA janë pothuajse 517 000, nëse ndodh të vërtetohen parashikimet e CDC-së, do të ketë rreth 47 000 vdekje në pak më shumë se tri javë, me një mesatare prej gati 2 000 vdekjesh në ditë.

“Nuk është koha të lehtësojmë ose të heqim kufizimet antiCOVID-19”, paralajmëruan autoritetet federale.

Presidenti Joe Biden tha se shpreson që amerikanët do të vazhdojnë të ndjekin direktivat e autoriteteve shëndetësore për përdorimin e maskave dhe kufizimeve antiCOVID-19.

“Ata që duan të heqin detyrimin e përdorimit të maskave mendojnë si Neandertalët”, tha presidenti para guvernatorëve të shteteve të SHBA-së, të cilët synojnë të heqin të gjitha kufizimet antiCOVID-19.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •