81 të infektuar me Covid

albnews
By
1 Min Read

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për rastet e reja Covid në 24 orët e fundit në vend. Sipas saj, nga 237 testime të kryera, 81 persona kanë rezultuar të prekur me koronavirus.

Ndërkohë një person ka ndërruar jetë në spitalin Covid2. Viktima është një i moshuar 80 vjeçar, qytetar nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në të dy spitalet Covid në Tiranë, po trajtohen 123 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 3 të intubuar, shifra të cilat kanë qenë në përkeqëim në krahasim me ditën e djeshme, ku kishte vetëm 1 person të intubuar.

Share This Article