84 vjeçarja shqiptare mund koronavirusin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një grua e moshuar 84 vjeçare ka lënë spitalin infektiv të Tiranës këtë të mërkurë, e shëruar plotësisht nga Koronavirusi.

Lajmin e përcjell Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu, e cila shkruan në rrjetin social se nënë Rukija ka dalë negative së bashku me 8 pacientë të tjerë, që janë kthyer në shtëpi në 24 orët e fundit.

Shifrat e sotme të Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se në 24 orët e fundit janë testuar 236 persona, prej të cilëve janë konfirmuar 17 raste të reja me Covid-19. Ndërkohë, numri total i të prekurve shkon në 400.

Share This Article