900 forca speciale ruse janë vrarë në Ukrainë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prej 24 shkurtit të këtij viti luftimet në Ukrainë vijojnë të jetë të ashpra me forcat pushtuese ruse, të cilat kanë humbur me mijëra ushtarë.

Së fundmi, BBC ka raportuar se më shumë 900 forca speciale të ushtrisë së Putin janë ekzekutuar gjatë luftimeve në Ukrainë, nga të cilët 245 kanë qenë pjesë e Gardës Kombëtare, ndërsa 144 janë parashutistë.

Në anën tjetër, Presidenti Putin vijon të jetë i bindur se lufta në Ukrainë ishte e drejtë dhe se nevoja për çmilitarizimin e saj ishte e menjëhershme.

Gjatë një takimi me disa nxënës në Kaliningrad, kreu i Kremlinit u shpreh se Ukraina është një enklavë antiruse dhe për këtë arsye duhet eliminuar.

Sipas agjencisë, Interfax, Putin shtoi Rusia po lufton për të mbrojtur qytetarët rusë në rajonin e Donbasit. Presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi sulmin në Ukrainës më 24 shkurt me motivin e denazifikimit të saj.

Share This Article