Pas mbylljes së vendvotimeve dhe fillimit të numërimit të votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor, ka reaguar edhe ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.
Çitaku tha se sot ishte një ditë tjetër e suksesshme e zgjedhjeve dhe se Kosova ka bërë një rrugë të gjatë në një kohë të shkurtër duke organizuar zgjedhjet më të mira në Ballkanin Perëndimor.
Madje Çitaku shtoi se Kosova është larg dhe se ka demokracinë më të përparuar në rajon.
“I lumtë Kosovës për organizimin e zgjedhjeve 2021”, tha ndër të tjerash Çitaku.