Tragjedi e rëndë/ Vdesin dy fëmijë dhe babai nga shpërthimi i një bombole gazi në Malishevë

albnews
By

Kanë vdekur dy fëmijë e babai i tyre nga shpërthimi i një bombole gazi në Malishevë.

Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, bëri të ditur se dy fëmijët janë të moshës 9 dhe 12 vjeç, e babai i moshës 35-vjeçare.

“Mund të konfirmoj që i kemi tre të vdekur. Dy fëmijët e moshës 9 dhe 12-vjeç dhe babai 35-vjeç”, tha ai.

Ai bëri me dije se Policia ndodhet në vendngjarje.

Share This Article