Gjimnazi “Hamësh Jashari” në Skënderaj ka thyer përsëri rekordin e Guinness-it.Ishte pikërisht flamuri i Republikës së Kosovës, të punuar nga origami, nga artistja Arbnora Fejza Idrizi dhe nxënësit e kësaj shkolle që i dhuroi Kosovës Guinnessin për 13- vjetorin e Pavarësisë.Artistja Arbnora Fejza Idrizi, nga komuna e Skënderajt, ka njoftuar se Guinness World Record ka aprovuar rekordin e saj për Mozaikun më të Madh Origami – Flamurin e Republikës së Kosovës.
“Me shumë emocione dhe krenari, dua t’ju njoftoj që Guinness World Records sapo ka aprovuar rekordin tonë për Mozaikun më të Madh Origami – Flamurin e Republikës së Kosovës. Të gjitha detajet dhe linkun zyrtar do t’i ndajmë me ju nesër. Këtë flamur e kemi ndërtuar me shumë punë e përkushtim për të festuar ditën e pavarësisë, e ky certifikim është një vulë se puna e mirë shpërblehet në fund çdo here”, ka thënë artistja.
Ndër të tjera, Arbnora Fejza Idrizi ka treguar se punimet për të realizuar këtë flamur kanë zgjatur plot 1 vit e katër muaj.
“1 vit përgatitje, 4 muaj për të krijuar mbi 120,000 fletpalosje origami, 13 orë punë intensive me gjithë ekipin për të krijuar Mozaikun më të Madh Origami më Flamurin e Republikës së Kosovës dhe për të vendosur një rekord të ri botëror”, ka thënë Arbnora.
Po ashtu, edhe kryetari i komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, e ka quajtur lajmin për këtë rekord të jashtëzakonshëm.
“Flamuri i Republikës së Kosovës i realizuar nga artistja e komunës sonë, Arbnora Fejza Idrizi ka thyer rekordin e Guinness-it. Ajo, në Palestrën Sportive të qytetit tonë, kësaj radhe ka krijuar Mozaikun më të madh Origami në botë.
Artistët tonë, me veprat e tyre madhështore janë ambasadorë të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare.Përkrahja ime si kryetar komune për artistët dhe të rinjtë tonë nuk do të mungoj asnjëherë”, ka thënë Jashari.