Ndonëse me një këmbë buzë greminës, kryetarit të dorëhequr të LDK-së, Isa Mustafa nuk i del e kqeqja me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani e cila transferoi mbi 200 mijë vota drejt Vetëvendosjes duke e çuar drejt rënimit ish partinë e tyre të përbashëkt. Në një postim ku ka shpjeguar zgjedhjet që ka bërë dhe veprimet që ka ndërrmarë Mustafa pretendon se Osmani nuk përfaqësonte asnjë ide, dhe se atuja e saj e vetme qe besa që i pati dhënë Vetëvendosjes. “Njerëzit që kanë kaluar në Vetëvendosje, nuk kanë treguar asnjëherë se çfarë ata i ofrojnë këtij vendi në aspektin ekonomik, zhvillimor, të partneritetit euroatlantik, por veç se ia kanë dhënë besën vetëvendosjes. Nuk kanë ofruar asgjë përpos njëzet fjalive me kritika. Sepse nuk dinë më shumë” ka shkruar ai.
Të njëjtin qëndrim ka mbajtur ish kryebashkiaku i prishtinës dhe ish kryeministri që tani po bëhet gati të dalë në pension edhe ndaj fushatës që bënë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.
“Nëse e keni përcjellur me kujdes debatin e fundit të “zotit Kryeministër”dhe të “znj Presidente”, do të ishte mirë të ia sqaroni vetes të nderuar qytetarë dhe të nderuar ju votues të deridjeshëm të LDK-së se cilat ishin përgjigjet e tyre për të ardhmen e Kosovës. Për zhvillimin ekonomik, për përmbylljen e dialogut, për relacionet me SHBA-të. Unë nuk vërejta asnjë përgjigje por vetëm ikje nga përgjigjet. Mungesë elementare të dijes për të qeverisur”.
Në të njëjtin tekst ai ka thene se nuk e ka kuptuar ende se perse vota popullore e derrmoi LDK-ne, se ai do te sillej po njelloj, dhe se qenka keq per Kosoven qe partia e madhe e Rugoves u rrezua ne kete humnere.
Por këto tashmë nuk ka njeri që nuk i di. Vjosa Osmani e përgjysmoi LDK dhe morri me vete mbi 200 mijë vota, sepse partia e saj e udhëhequr nga Mustafa, tradhëtoi votën e 6 tetorit 2019. Ajo shkeli mbi premtimin për të mos u bërë më kurrë vegël e Hashim Thaçit, ajo injoroi zotimin se nuk e pranonte idenë serbe të Minishengenit, ajo kërkoi besën e votuesve për të vendosur reciprocitetin dhe përdhosi atë. Isa Mustafa u ndëshkua nga zgjedhësit si mashtruesi më i madh politik që pas shpalljes së pavarsisë. Prandaj me çfarëdo që të thotë ai sot kundër Vjosa Osmanit, veçse vazhdon ti bëjë dëm LDK-së.